Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka thënë se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën për të dal nga kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë.
Ai tha se e ka provuar se marrëveshja që bëri me kryeministrin rezultoi e dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve.
“Populli ka folur, ka folur dhe dje, do të flasë në çdo protestë, do të flasë dhe në 16 mars, Edi Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike, ti zgjidhë duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin deri në fund të dosjes 339 dhe dosjes 184. Zgjidhja kur të gjitha pushtet janë të kapura, mbetet në dorë të popullit dhe populli ashtu siç e ka marrë në dorë, do të vazhdojë të ketë në dorë fatin e tij deri sa të kemi çlirimin e Shqipërisë nga krimi, një parlament dhe një qeveri të zgjedhur nga populli dhe jo nga kriminelët. Zgjidhja mund të vijë pa dialog me Ramën, sepse dialogu midis meje dhe zotit Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë, në mënyrën se si u keqpërdor nga një njeri që hiqet sikur është kryetar i PS, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar”, theksoi Basha.
Kreu i PD-së tha se Edi Rama duhet të lejojë hetimin e dy dosjeve nga ana e Prokurorisë dhe të dëgjojë zërin e popullit.
Basha shtoi se së shpejti do të nisë organizmi i zgjedhjeve primare në PD, duke marrë shembull modelin amerikan.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...