Një kompani kineze e pasurive të paluajtshme është akuzuar për shkak se detyron punonjësit të kryejnë aktivitet fizik . Në fakt, punonjësit gjobiten nëse nuk arrijnë “kuotën mujore” të vendosur në 180,000 hapa.
Duhet të thuhet se gjoba është relativisht e vogël (0.01 juan për çdo hap që mungon për arritjen e kuotës – rreth 0,0013 €), dhe se sfida nuk është plotësisht e paarritshme: janë 6.000 hapa në ditë.
Por ky parim i gjobës ngre polemika, për të mos përmendur se për disa njerëz qëllimi është objektivisht i vështirë të arrihet.
Ka disa shembuj të rasteve në të cilat ushtrimi ka “pasoja ekonomike” për punëtorët, por zakonisht çdo gjë është e lidhur me shpërblimet, jo dënime.
Në rastin e kësaj kompanie në qytetin Guangzhou, në jug të Kinës, punëtorët të cilët nuk arrijnë të objektivin e vendosur duhet të paguajnë para në dorë për çdo hap humbur.
Një punonjës i kompanisë tha se ajo kishte munguar 10.000 hapa prej 180,000 hapave, dhe kështu iu zbritën 100 juan nga paga.
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...