Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë celsius.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s”, njofton IHMK.
Japonia goditet nga tërmeti 5.9 ballë, pa rrezik cunami
Vizita e Putin në Pekin, Xi: Marrëdhëniet Kinë-Rusi në fazë ...
Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt
E dhimbshme: Kjo është 56-vjeçarja shqiptare që vdiq në ShBA...
Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi...
KEDS me punime, paralajmërohen ndërprerje të energjisë elekt...