Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka pranuar se skuadra e tij është duke kaluar në “një moment të vështirë”, por insiston se ata do të rikthehen së shpejti në formë.
Madridi ka humbur tri ndeshje në shtëpi për herë të parë që nga viti 2003 dhe janë 12 pikë larg liderit të tabelës në La Liga, jashtë Kupës së Mbretit dhe janë duke garuar vetëm për trofeun e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Është normale për çdo skuadër të ketë momente të vështira”, ka thënë Casemiro për televizionin brazilian Esporte Interativo.
“Ne tani duhet të fokusohemi për të të qenurit të bashkuar, në zhvillim dhe të fokusohemi në atë që ka mbetur këtë sezon, për të maksimizuar rezultatet”
“Ajaxi do të tregohet sërish si një kundërshtar shumë i vështirë, askush nuk është i befasuar nga performanca e tyre në ndeshjen e parë dhe do të jetë një test i madh për ne”
“Ne nuk luajtëm shumë mirë në Amsterdam, por ne arritëm një rezultat të mirë, prandaj ne duhet të përpiqemi për të përmirësuar në këtë ndeshje kthyese”
“Santiago Solari është i drejtë me të gjithë, çdo trajner ka mënyrën e tij të punës, por ne jemi të kënaqur me të”, përfundoi Casemiro./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...