Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn konfirmoi spekulimet se raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të publikohen në muajin prill për shkak të zgjedhjeve evropiane, njofton AIM nga Brukseli.
Me muaj po spekulohet se për shkak të ndjeshmërisë së këtyre zgjedhjeve parlamentare në BE, raportet mund të shtyhen më herët deri të dielën pas zgjedhjeve, domethënë javën e parë të qershorit, gjë që do t’i lejojë Këshillit të qershorit të miratojë konkluzionet e Komisionit Evropian nga ana e vendeve anëtare. Por Komisioneri i BE-së nuk e përjashtoi mundësinë që raportet të publikohen edhe më vonë.
“Në ç’do rast do të publikohen para përbërjes së re të Parlamentit Evropian”, tha Hahn.
Sipas kalendarit të Parlamentit Evropian, përbërja e re duhet të inaugurohet më 2 korrik, pasi të mbarojnë bisedimet me partitë politike./Telegrafi/
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...