Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në vazhdën e deklaratave kundër ideve të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh, sot sulmoi edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Ai tha se Çitaku nuk është ambasadore e Kosovës në SHBA, por e presidentit Thaçi.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar avokati Arianit Koci.
Ai ka thënë se kryeministri duhet ta shpjegojë këtë deklarata pasi që sipas tij Çitaku konsiderohet si njëra ndër diplmatet më të mira.
Ky është postimi i plotë i Kocit në Facebook:
Ambasadorja Çitaku, në sytë e publikut konsiderohet si një prej diplomatëve më të mirë që kemi.
Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj e ka kritikuar rëndë.
Çka po ndodh?
Pse ky çakordim?
A ka gabuar dikund Vlora, apo është diçka tjetër në pyetje?
Kryeministër: kemi nevojë për shpjegim!

Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK