Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hot, konsideron se lidershipit institucional të Kosovës i ka humbur besimi i qytetarëve.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky mos besim vie pasi, qytetarët nuk besojnë më tek ata që udhëheqin dialogun me Serbinë.
“Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Por, sot ekziston frika tek qytetarët nga dialogu. Jo frikë nga partnerët tanë, sepse ata e kanë bërë të qartë se Kosova vendos vetë se çfarë marrëveshje do të nënshkruajë”.
“Por, frika e qytetarëve vjen nga mungesa e besimit në lidershipin institucional të Kosovës, në veçanti në Presidentin dhe ekipin dialogues”, ka shkruar Hoti.

Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja