Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur për t’u çlodhur në fundjavë në një nga stolat pranë pallatit të Operas dhe Baletit në kryeqytet.
Ai shfaqet i ulur në stol me fushëpamje nga sheshi “Skënderbej”, ndërsa foton e shoqëron në ‘Instagram’ me mbishkrimin ‘Photo of the day’. Shefi i qeverisë sot kishte planifikuar të qëndronte në Shkodër për takimet e ciklit “bashkia që duam”, por e anuloi dhe kjo shkaktoi reagime nga radhët e demokratëve.
Ishte kryetarja e bashkisë së Shkodrës me një reagim në “Facebook” u shpreh se shkodranët kanë ditur gjithmonë t’i tregojnë vendin Edi Ramës. Ajo mes tjerash theksoi se shefi i qeverisë është i padëshiruar në qytetin verior.

Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...