Pavarësisht presionit ndërkombëtar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk po pranon të zmbrapset nga vendimi për vënien e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Për dallim prej tij, partneri më i madh i koalicionit, PDK-ja, nuk po resht së kërkuari pezullimin e tarifës prej 100 për qind. Së këndejmi, gjatë së premtes shefi i ekzekutivit është shprehur i indinjuar sikurse me PDK-në, ashtu edhe me partneren tjetër të koalicionit, Nismën Socialdemokrate, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur të ndihet i braktisur nga partnerët e koalicionit qeverisës sa i përket çështjes së taksës.
Gjatë ditës së djeshme shefi i ekzekutivit ka akuzuar partnerët e koalicionit, kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe liderin e Nismës Fatmir Limajn, për ndërrim qëndrimesh sa i përket tarifës së vendosur ndaj produkteve serbe.
Përderisa Haradinaj po këmbëngul që taksa nuk duhet të hiqet pa pasur një marrëveshje për njohje, PDK-ja po kërkon pezullimin e saj, shkruan më tutje.
Ndërkohë, ndonëse deri më tash Nisma është zotuar se nuk do të ketë heqje të taksës, pas presionit të ardhur nga SHBA-ja ai ka deklaruar se shumë shpejt do të merret një vendim në përputhje me sugjerimet e ndërkombëtarëve.
SHBA-ja ditëve të fundit është duke kërkuar me ngulm pezullimin e masës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...