Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e Delegacionit të lartë të Parlamentit Evropian, të cilit i printe David McAllister, ku u vlerësuan procesi integrues dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.
“Përkrahja më e vendosur në ndërtimin e institucioneve tona demokratike, ishte zotim i cili u dha në këtë takim tejet të mirëseardhur pas vonesave nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social.
Postimi i plotë i Ministres Hoxha në facebook:
“Takimi me Delegacionin e lartë të eurodeputetëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) njëherësh raportues për Serbinë, z. David McAllister, ishte rast për vlerësimin e proceseve integruese dhe marrëdhënieve tona me BE-në.
Eurodeputetët mirëpritën miratimin e legjislacionit të paraparë për procesin integrues, ligjet nga Agjenda Evropiane të Reformave dhe MSA-së.
Ne kemi dhënë argumente të vazhdueshme për përkushtimin tonë në fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si rrugë e jona pa alternativë.
Përkrahja më e vendosur në ndërtimin e institucioneve tona demokratike, ishte zotim i cili u dha në këtë takim tejet të mirëseardhur pas vonesave nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave. Presim të vlerësohet përkushtimi ynë në procesin integrues.”
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi