Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është ndëshkuar nga UEFA me dy ndeshje moslojë në Ligë të Kampionëve.
Spanjolli ishte akuzuar në fillim të kësaj jave se ka faulluar pa nevojë një lojtar gjatë ndeshjes kundër Ajaxit në fazat e fundit vetëm për të pushuar në ndeshjen tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Qëllimi i tij ishte të mungoi në ndeshjen kthyese kundër skuadrës holandeze dhe kështu ai pa nevojë shkaktoi faull ndaj Kasper Dolbergut.
Kjo mund t’i lejojë atij të jetë nga suspendimet tutje për pjesën tjetër të mbetur në Ligë të Kampionëve ku synojnë triumfin për sezonin e katërt resht.
Trupi Kontrollues, Etik dhe Disiplinor i UEFA-së ka gjobitur gjithashtu ‘Los Blancos’ me 1.300 funta pasi tifozët hodhën fishekzjarrë në stadiumin Johan Cruyff./arbresh.info/
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes