Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se Chelsea ka të drejtë të ankohet kundër ndalimit të transferimeve të tyre.
Chelsea është goditur nga FIFA me një ndalim të transferimeve në dy afatet e ardhshme shkaku i parregullsive në transferimin e lojtarëve të mitur.
Ta përmirësojmë së bashku punën e rubrikës së Sportit në vitin 2019
Ky dënim ka nuk i ka pëlqyer aspak klubit londinez, të cilët kanë vendosur të apelojnë heqjen e tij.
Edhe presidenti i FIFA-s, Infantino i ka inkurajuar drejtuesit e Bluve të ankohen, pasi është e drejtë e tyre.
“Unë vetëm mund të shpreh veten në një rast të veçantë, ekziston mundësia që Chelsea mund të apelojë dënimin”, ka thënë fillimisht Infantino.
“Edhe ata duhet të respektohen, në të kaluarën Real Madridi dhe Barça janë sanksionuar për regjistrimin e të miturve, ndoshta duhet të rritim pragun e moshës”.
“Ne duhet të mbrojmë të rinjtë dhe kjo sigurisht që është një kornizë që ne do të kontrollojmë edhe në të ardhmen”.
“Duhet ta shohim drejtpërdrejt këtë rregull”, përfundoi presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë”.
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...