Pas temperaturave të ulëta me ngrica dhe erërave të forta duket se moti do të përmirësohet.
Sot pritet që të rriten temperaturat në vend, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e enjte.
Reshjet
Të enjten nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Temperaturat
Të enjten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 12 °C
në vendet e ulëta: 1 / 15°C
në vendet malore: – 4 / 9 °C
Era
Të enjten pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Zjarret në pyje
Të enjten qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat pritet të jenë në nivelin ‘i moderuar’. Ndërsa qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Megjithatë në sipërfaqe të lokalizuara këto qarqe pritet të arrijnë në nivelin ‘i moderuar’.
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë
Gjesti në Gjykatë deklaron se kishte vepruar në gjendje afek...
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...