Real Madridi e ka bërë top prioritet transferimin e Eden Hazardit.
Reprezentuesi belg ka qenë i lidhur një kohë të gjatë me kampionët e Evropës dhe muajin e fundit i ka thënë medieve se ai tashmë ka marrë vendim për të ardhmen e tij.
Anësori atraktiv po ashtu ka thënë se ai nuk ka ndonjë pendim për karrierën e tij, në vazhdën e aludimeve për kalim te Real Madridi, transmeton Telegrafi.
London Evening Standard shkruan se ylli i Chelseat tashmë është lojtar i Real Madridit.
Dyshja e PSG, Neymar dhe Kylian Mbappe ishin cilësuar si top synimepër mbretërit, por tash është Hazard caku kryesor.
Real Madridi do të vulosë dilemën me të përfunduar sezonin duke finalizuar marrëveshjen me klubin londinez.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit