Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi është e përzgjedhura që do ta përfaqësoj Shqipërinë në ‘Euro Vision’.
Ajo ka qenë e ftuara e mbrëmjes së djeshme në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”. Përballë fëmijëve, këngëtarja ka folur për rrugëtimin e saj në muzikë si dhe për marrëdhënien që ka me të birin 7-vjeçar, Danin.
Por nuk kishte sesi t’i shmangej edhe pyetjeve për jetën private. Një nga fëmijët e ka pyetur Jonidën nëse kishte marrë lule për Shën Valentin.
E zënë ngushtë u detyrua të përgjigjej se merrte shpesh lule jo vetëm për Shën Valentin. Edhe pse më pas ka thënë se diamanti i saj i vetëm është djali, këngëtarja e mirënjohur ka ngritur për herë të parë që nga koha e divorcit, dyshimet se tashmë ka gjetur dashurinë. E duke njohur natyrën e saj dhe respektin që ka për jetën e saj private, vështirë se do të mundemi të zbulojmë gjë së shpejt sa i përket ndryshimeve në jetën sentimentale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...