FC Prishtina e ka publikuar listën e top 10 shënuesve më të mirë të klubit në periudhën e pasluftës, ndërsa asaj ia ka bashkangjitur edhe lojtarët aktiv.
Lista e top-golashënuesve dhe e futbollistëve aktiv të Prishtinës në të gjitha garat zyrtare 1999-2019 udhëhiqet nga ish- sulmuesi Sheremet Isufi.
Ai kujtohet për sezonet e para luftës ku ishte një sulmues i jashtëzakonshëm dhe shënonte shumë shpesh.
Sheremet Isufi me fanellën bardhë e kaltër ka shënuar 60 gola.
Pas tij vije një mesfushor si Azem Ahmeti që ka 46 gola. I treti është ferizajasi Astrit Fazliu me 42 gola.
Aty janë edhe sulmuesit me emëra si Uliks Emra, Enis Fetahu dhe Suad Saliagic.
Ajo që bie në sy është sulmuesi aktual Basid Khalid është në vendin e shtatë me 29 gola, ndërsa nga ata aktiv pas tij vije Gauthier Mankenda me 24.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...