Deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes, me rastin e 83 vjetorit të lindjes, kanë bërë homazhe te varri i atdhetarit e veprimtarit Adem Demaçit.
Nëpërmjet një postimi në facebook Vetëvendosje ka thënë se Adem Demaçi lartësoi si askush tjetër virtytet e tiparet e veprimtarit të përhershëm, të pathyer e të palëkundur në të drejtën e popullit të tij.
Njoftimi i plotë:
Me rastin e 83 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, në kujtim e në nderim të atdhetarit e veprimtarit shembull të çështjes kombëtare, të burgosurit politikë, shkrimtarit e humanistit, simbolit të rezistencës, sot deputetë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! bënë homazhe pranë varrit të tij.
Adem Demaçi lartësoi si askush tjetër virtytet e tiparet e veprimtarit të përhershëm, të pathyer e të palëkundur në të drejtën e popullit të tij, që nuk reshti deri në frymën e fundit së angazhuari për kombin e vendin.
Atdhedashuria e Adem Demaçit do të mbetet gjithnjë në zemrat dhe shpirtin tonë, kurse vendosmëria e paepur ndaj kombit dhe atdheut është qartësim i rrugës që duhet ndjekur sot e gjithnjë!

Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...