Aktori Billy Porter mori vëmendjen me stilin e tij në ceremoninë e 91-të të ndarjes së çmimeve Oscar, pasi kishte veshur një komplet që vazhdonte në formë fustani.
49-vjeçari është aktor teatri, këngëtar dhe yll televiziv. Ai u bë i famshëm në Broadway, ndërsa është fitues i çmimit prestigjioz Tony, si edhe e ka fituar çmimin Grammy për albumin më të mirë në një mjuzikël.
Revistat e popullarizuara rozë i kanë kushtuar vëmendje dukjes së tij, ndërsa fustani është dizajn i Christian Sirianos.
Elle e ka quajtur një kombinim të magjepsjes së një zonje viktoriane që fsheh një sekret të rrezikshëm, dhe shërbëtorit të saj, i cili ka një të kaluar misterioze.

Porter ka thënë se gjithmonë ka dashur një fustan për ballo, por e kishte pritur momentin. Ndërsa frymëzimin e ka marrë në Javën e Modës në New York.
Sipas tij, derisa po flitet shumë për përfshirjen dhe diversitetin, kishte vendosur të dukej ndryshe në ngjarjen më të madhe botërore në industrinë e filmit.
“Iu afrua Sirianos dhe i thash në vesh: ‘Mendon se ke kohë të ma bësh një fustan?’ Ndërsa ai më tha: ‘Absolutisht’”, ka treguar Porter lidhur me takimin me dizajnerin e tij.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...