Rugovasit i vjen marre prej pushtetarëve, kërkon të ndalet shkatërrimi i Lumbardhit

13:17 | 25 Shkurt 2019
M. A.

Sot në Pejë u protestua për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardhë.

Një banorë nga Rugova i cili kishte dal për të protestuar ka kritukaur udhëheqësit e vendit duke thënë se po i vie marre për ta.

Ai ka kritikuar udhëheqësin e shtetit duke thënë se nuk po dinë as çka po bëjnë dhe që sipas tij “na banën prrall në botë”

“Qysh me ja prish bukurinë atij vendi ata qe nuk e din ku është ai vend. A nuk po shohin këta pushtetar çka po bonjë a 10 mijë hektar malit të zi Serbia e mur gjysen andej. Nuk jau ka lanë katragjyshi atyre pasurinë qe e kanë. Populli është ra në gjumë tash nuk po dimë as ku me u orjentu. Këta send nuk bon nuk di qysh nuk ju vjen  marre prej vetit mu po me vjen marre për ta çka po bonjë. Na banën prrall në botë. A nuk po e nin këta çka po thotë bota e Amerika”, tha rugovasi. /Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/379592239286672/?notif_id=1551092930131760&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale