Ambasada e Francës në Prishtinë përmes një përgjigjeje të dhënë “Zërit” ka thënë se taksa 100 për qind, e vendosur para më shumë se tre muajsh ndaj produkteve serbe, duhet të pezullohet ose të largohet. Por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve për suspendim të taksës kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të zotohet se taksa nuk hiqet pa pasur paraprakisht një marrëveshje për njohje të Kosovës nga Serbia.A
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka nxitur reagime të shumë shteteve të fuqishme të botës, të cilat po vazhdojnë të kërkojnë heqjen ose pezullimin e kësaj tarife. Një gjë të tillë tashmë e ka kërkuar edhe Franca.
Zyrtarë të Ambasadës së Francës në Kosovë i kanë thënë gazetës “Zëri” se qëndrimi i tyre rreth kësaj çështjeje është më se i qartë, që masa ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake duhet të suspendohet ose të largohet. Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në mënyrë të pareshtur janë duke kërkuar pezullimin e tarifës prej 100 për qind. Si pasojë e barrikadimit të Qeverisë kundër heqjes së taksës SHBA-ja madje ka nisur edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës.
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...