Përmes një komunikate për media, Forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Pejë, e kundërshton fuqishëm ndërtimin e hidrocentraleve në Gryken e Rugovës,
Sipas tyre çdo investim që e cenon dhe e degradon natyrën e qe nuk e ka pëlqimin e banorëve dhe lejen e autoriteteve komunale është në kundërshtim të plotë.
“Ne e konsiderojmë se ky nuk është investim alternativ, por shkatërrim i ekonomisë dhe natyrës në tërësi.
Ky projekt është në kundërshtim me planin zhvillimor komunal dhe si i tillë nuk mund të quhet investim strategjik, por investim përfitues për disa individë dhe shkatërrues për bukuritë e grykës se Rugovës.”, thuhet në komunikatë,
Teksa bëhet e ditur se te hënën të gjithë njëzëri, do ta mbështesin protestën e organizuar nga shoqëria civile dhe bashkësitë lokale poashtu do te marrim pjesë në këtë protestë.
“Ne si forum e kemi organizuar një takim me kryetarin Muhaxheri, dhe nga ky takim kemi marrë vendim që ta mbështesim protestën e organizuar për Lumëbardhin thuhet mes tjerash në komunikatë
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës