Komuna e parë në Kosovë me rregulla evropiane! Sot inspektorati i Komunës së Mitrovicës ka ndërmarrë një aksion me Policinë, për t’i mbyllur të gjitha lokalet, përjashtim bizneseve hoteliere.
Drejtori i Inspektoriatit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti e konfirmoi këtë për portalin rtv21.tv duke thënë se dita e diel do të jetë pushim. Ahmeti e konfirmoi se po zbatohet rregullorja komunale, ku të gjitha bizneset në Mitrovicë të dielave nuk do të punojnë.
“Marketet do të punojnë deri në orën 11:00 dhe me marrëveshje këto markete do të paguajnë taksë për orë shtesë”, tha drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti. Ai tregoi për portalin rtv21.tv se bizneset janë njoftuar para dy javësh për këtë aksion dhe se ato janë pajtuar me këtë rregullore.
Kjo praktikë për pushim ditëve të diela përdoret në shumë vende perëndimore, ndërsa Mitrovica bëhet komuna e parë në Kosovë.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1