Një tërmet me fuqi prej 5.1 ballë sipas Riterit ka goditur Indonezinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Agjencia për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë të Indonezisë (BMKG) bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar në rajonin e ishullit Maluk, 35 kilometra në jugperëndim të Halmaheras.
Tërmeti është regjistruar në thellësi prej dhjetë kilometrave. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka viktima në njerëz, as nuk është dhënë paralajmërim për cunami.
Indonezia është e vendosur në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrtë e Paqësorit dhe shpesh është pjesë e tërmeteve, vullkaneve, stuhive dhe katastrofave të tjera natyrore.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...