Pep Guardiola ka folur fjalë të mëdha për portierin e Kosovës, Arijanet Muriç.
Ai pritet ta raujë portën në finalen e së dielës në Carabao Cup kundër Chelseat.
20-vjeçari ka luajtur në çdo ndeshje në këtë garë këtë sezon, duke pësuar vetëm një gol për Manchester Cityn.
Muriçi ishte heroi i “Qytetarëve” në çerekfinalen e dhjetorit në ekzekutimin e penalltive kundër Leicester Cityt.
Guardiola nuk tregon nëse ka vendosur që t’i besojë portierit tonë, apo Edersonit.
“Ne duhet ta shohim. Më duhet të mendoj rreth kësaj. Muriçi ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ne. Sidomos me penalltitë ndaj Leicesterit, ai ishte i jashtëzakonshëm”.
“Ne i besojmë atij, kjo është arsyeja se pse ai është portieri ynë i dytë. Ne nuk kemi shikuar ta blejmë askënd në afatin kalimtar dimëror”, deklaroi trajneri.
Finalja e Carabao Cup mes Manchester Cityt dhe Chelseat zhvillohet të dielën në “Wembley”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...