Një aksident është shënuar këtë të premte në rrethin e Kurbinit, në Shqipëri.
Një makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në zonën e Mamurrasit ku drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.
Nga aksidenti ka mbetur një 21-vjeçar, me inicialet L.D, banues në Lezhë dhe shtetasi A.K, 37 vjeç, banues në Kurbin, të cilët kanë qenë të dy në mjet. Dy të plagosurit, janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Ende nuk dihet po policia dhe grupi hetimor , po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...