Ka përfunduar takimi i ekipit negociator me ambasadorët e akredituar në vend në mesin e tyre edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.
Pas takimit, përfaqësuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, para mediave tha se ky takim ishte informues rreth platformës dhe takimet që i ka pasur ekipi në Bruksel.
Limaj shtoj së nga ambasadoret kanë marr mbështetjen për të vazhduar më dialogun më Serbinë.
“ Kishim takim për të informuar rreth takimet që i kemi pasur në Bruksel. Edhe nga ambasadoret pati qëndrim se janë pro mbështetjes së delegacionit dhe ka pasur një përshtypje së Kosova është mbrapa në bisedime më Serbin por tash sipas tyre pas formimit të ekipit ata mendojnë se në jemi në hap të drejt dhe të përgatitur për dialog më Serbin. Është vlerësuar shumë puna dhe angazhimi i ekipit rreth platformës dhe tash ju takon deputetëve të vendosin për platformën. Kemi marr një përkrahje rreth dialogut dhe platformës nga ana e ambasadorëve”, tha Limaj.
E i pyetur nëse pjesë e bisedimeve më Serbin do të jetë edhe tema e taksës, Limaj shkurt është përgjigjur se kjo çështje si takon ekipit por Qeverisë.
“Është temë tashmë e përditshme por nuk o detyrë e ekipit të flas për taksen por është e Qeverisë. Kanë qenë mendime të qarta për taksen si nga Amerika ashtu dhe nga vendoret këtu”.
Kujtojmë se ekipi negociator tash e një javë ka dorëzuar në Kuvend platformën për dialog më Serbin, por seanca për të marr ose jo miratimin e deputetëve rreth kësaj platforme ende nuk është thirrur./arbresh.info/
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...
KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...