Ish-ministri i transportit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mile Janakievski është rrahur fizikisht në burgun hetues të Shutkës, ku nga mbrëmë ndodhet në paraburgim 30 ditorë.
Përveç Janakievskit konfrontim raportohet të ketë pasur edhe ish ministri, Spiro Ristovski, i cili prej mbrëmë gjithashtu gjendet në paraburgim.
Jozyrtarishtë sulmi ka ndodhur në oborrin e burgut, derisa të burgosurit kanë qenë duke shëtitur. Zënka verbale ka filluar mes Ristovskit dhe një të burgosuri tjetër. Menjëherë pas zënkës Ristevski dhe i burgosuri tjetër janë dërguar për kontroll në ambulancën e burgut, pas çka janë transferuar në spitalin e qyteit “8 Shtatori”. Në tentim për ti vizituar ato, lideri i VMRO-DPMNE-së ka tentuar që me forcë të hyjë në dhomëm e pacientëve.
Përndryshe, Janakieski dhe Ristovski nga mbrëmë gjenden nnë paraburgim 30 ditorë në burgun hetues të Shutkës.
https://www.facebook.com/Inspirimicom/videos/2297862097115984/?t=0
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan