Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi që parashikohet të nisë rreth orës 10:00 do të mbahet para parlamentit.
Nisur nga paralajmërimet forca të shumta policie ndodhen rreth parlamentit.
“BalkanWeb” raporton se 1200 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në oborrin e parlamentit. Garda do të qëndrojë brenda parlamentit dhe në tarracë. Ndërkohë përreth parlamentit janë vendosur tela me gjemba.
Mësohet se tashmë është formuar kordoni i policisë përgjatë parlamentit. Po kështu është bllokuar pedonalia për këmbësorët dhe qarkullimi në rrugën “Xhorxh Bush”.
Një tjetër detaj është dhe saldimi i derës që lidh selinë e PD-së me parlamentin.
Ditën e djeshme policia e Shtetit deklaroi se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit.
Por policia ka paralajmëruar se do përgjigjet me forcën e ligjit për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e nesërme të thirrur nga opozita.
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...