Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se me formën aktuale nuk mund të fitohet Liga e Kampionëve.
Citizens është dashur të djersiten shumë që me një lojtar më pak dhe në disavntazh prej një goli, të shënojnë fitore kundër Schalkes me rezultat 3-2 në Gjermani.
“Tre gola dhe rezultati është një rezultat i pabesueshëm, por ende nuk jemi gati të luftojmë për Ligën e Kampionëve”, tha ai.
“Unë jam më shumë se i kënaqur me rezultatin, por nuk është e mjaftueshme në këtë garë. Ne u dhamë atyre dy gola dhe kartonin e kuq. Në fazat e fundit nëse e bëjmë këtë, jemi jashtë garës. Ne jemi një ekip i mirë për t’u parë dhe shënojmë një sasi të jashtëzakonshme të golave”.
“Personaliteti dhe mënyra se si luajmë është i mirë, por nuk mjafton. Ne u dhamë atyre mundësi. Ndoshta e kuptojmë rezultatin dhe mësojmë nga kjo, por çdo fazë është më e vështirë”, pohoi spanjolli.
Kujtojmë se ndeshja kthyese mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 12 mars (e martë) në stadiumin Ettihad të Manchesterit.
Ndryshe, City gjatë fundjavës do t’i kthehet ndeshjeve në Angli, përkatësisht do të luajë në finale të Kupës së Ligës dhe do të ballafaqohet me Chelsean.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...