Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë konferencën zyrtare të përmbylljes së Projektit të Binjakëzimit të Bashkimit Evropian: “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”.
Ceremonia zyrtare e përmbylljes do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverisë.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, shefi i Sektorit të Seksionit Politik, Ekonomik dhe Integrimit Evropian, Riccardo Serri, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems, zëvendësdrejtori i Shërbimit të Migrimit nga Holanda, Roelof Triemstra si dhe përfaqësues tjerë te institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Qëllimi i projektit ka qenë fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve relevante të Kosovës në menaxhimin efektiv te migrimit si dhe harmonizimin e politikave dhe legjislacionit në përputhje me standardet e BE-së.
Ky projekti është financuar nga BE-ja dhe është zbatuar nga Holanda me partnerët kryesorë Suedinë dhe Austrinë, ndërsa partnerë tjerë kanë qene Letonia, Polonia, Belgjika.
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare