Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se demarkacioni tani është propozim zyrtar nga Serbia për të zgjidhur çështjen e Kosovës në një dialog me palën shqiptare, por se ende nuk është vendosur ku do të ishte kufiri midis dy vendeve.
Daçiç u tha gazetarëve në Beograd se ideja e demarkacionit ekziston si një propozim, por nuk është përcaktuar se ku do të ishte kufiri, raporton N1, transmeton Zeri.info
Pala shqiptare mbetet e heshtur për këtë propozim, aq sa mund të konkludohet nga përgjigjja e ministrit të Jashtëm.
Pala shqiptare ende nuk ka reaguar, pasi aktualisht nuk ka dialog. Uashingtoni është i interesuar për dialog. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq tha se Shtetet e Bashkuara ishin shumë të shqetësuara për të gjetur një kompromis dhe një zgjidhje të qëndrueshme në Kosovë.
“Uashingtoni është më i interesuar të vazhdojë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, më shumë se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania”, tha Daçiq duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara më parë kishin qëndrimin se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës./Zeri/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave