Një ngjarje e rëndë ka ndodhu në Elbasan mbrëmjen e djeshme përgjatë natës.
Në spitalin e Elbasanit pas mesnate janë dërguar në spital, si pasojë e asfiksimit me mangall, burrë e grua dhe vajza e tyre.
Xhevit Shoshi 61 vjeç, Efgjeni Shoshi 53 vjeç dhe vajza e tyre Eriselda Shoshi 33 vjeçe, mësohet se kanë pësuar asfiksi teksa ngroheshin me mangall.
Ata e kishin vendosur ngrohësen me prush në mes të kuzhinës, në shtëpinë e tyre në lagjen “28 Nëntori”.
Pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha, tre familjarët kanë arritur ta kalojnë rrezikun për jetën, por gjendja paraqitet e rëndë. /albeu.com
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...