Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka paralajmëruar SHBA-të dhe aleatët se do të ishte “vetëvrasje” nisja e një lufte me Iranin, duke e akuzuar Uashingtonin se ka një ‘obsesion patologjik’ me vendin e tij.
Në një intervistë për NBC Neës, Zarif tha se e njëjta bandë prapa Luftës së Irakut më 2003 po kërkon luftë me shtetin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk po them administrata e presidentit Trump, po them njerëzit në administratën e Trumpit janë duke bërë përpjekje për të krijuar të njëjta ngjarje dhe besoj që do të dështojnë”, tha ai.
Megjithatë, ai shpreson se do fitojë vetëdijësimi, por ka paralajmëruar që “njerëzit do ta kuptojnë se është vetëvrasëse të futesh në luftë me Iranin”.
Zarif gjithashtu duket se e hodhi poshtë idenë e rinegocimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015 që synonte të frenonte programin e armëve të vendit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Administrata e Presidentit Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja vitin e kaluar, duke u kundërshtuar nga udhëheqësit evropianë dhe mbikëqyrësit e pavarur që thonë se Irani po përmbush kushtet e tij./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...