Juventus kanë kërkuar me ngulm gjatë afatit të transferimeve të janarit që ta rikthejnë Paul Pogban në Torino.
Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga skuadra e Manchester United, e cila nuk hoqi dorë nga lojtari.
Pas shkarkimit të Mourinhos nga stoli i United, situata e Pogbas në ‘Old Trafford’ është qetësuar dhe rikthimi i tij në Torino është vështirësuar për Juven.
Por, trajneri i Lyon, Bruno Genesio beson se e di kush është zëvendësuesi i francezit tek kampionët e Serie A.
“Ai është i fuqishtë fizikisht, dhe mbi të gjitha ka teknikë të jashtëzakonshme. Tanguy, me prekjen e parë mund t’i lë prapa tre lojtarë, dhe kur fillon vrapimin është e vështirë ta ndalësh” ka thënë Genesio për N’Dombele, transmeton lajmi.net.
“Ai është preciz në hapat që merr. Ai driblon mirë dhe është inteligjent. Nuk më pëlqejnë krahasimet por Ndombele mund të jetë Pogba i ri” ka thënë tutje trajneri i Lyon.
Ndombele po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra të mëdha evropiane si Manchester City e PSG.
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...