Ajo është një aktore me famë botërore dhe origjina e saj është Shqipëria.
Po flasim për Eliza Dushkun e cila ka një lidhje të veçante me origjinën e saj.
Aktorja ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe ka realizuar edhe një reportazh duke i bërë një reklam mjaft të mirë bukurive të vendit tonë.
Por le të ndalemi pak tek ana personale e saj sepse Eliza është në një pritje të ëmbël dhe për herë të parë ka pozuar përpara kamerave me barkun e rrumbullakosur.
Ajo dukej mjaft e lumtur në premierën e filmit “Mapplethorpe” në New York.
Ajo ka pozuar për fotografët e pranishëm dhe le të themi që shtazënia i ka dhënë një tjetër nur për mirë aktores.
Eliza dhe Peter Palandijan po presin fëmijën e parë së bashku pas martesës në një ceremoni mjaft private në gusht të vitit 2018 në Boston.

Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...