Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë sot një letër shumë të veçantë nga familja Bush.
Është pikërisht ish-Presidenti i Amerikës, George W.Bush, i cili i ka kthyer një letër mjaft të këndshme ambasadores Çitaku, duke e falënderuar për shprehjen e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të babait të tij.
“E nderuara ambasadore, faleminderit për letrën e juaj. Familja Bush është falënderuese për ngushëllimet për babain tim. George H.W.Bush ishte një njeri i mrekullueshëm, një baba i mrekullueshëm dhe një President i mrekullueshëm. Ai na tregoi ne se si të shfrytëzojmë çdo minutë, çdo ditë dhe t’i shërbejmë një kauze më të madhe se vetvetja. Për ne ai ishte ndriçimi i një mijë pikave të dritës. Ne jemi falënderues ndaj Zotit për George H.W.Bush dhe për shumë njerëz që janë lutur për atë dhe për ne. Sinqerisht, George W.Bush”, thuhet në letrën e familjes Bush drejtuar ambasadores kosovare në Amerikë, Vlora Çitaku, shkruan Indeksonline.
Pas marrjes së kësaj letre, Çitaku është shprehur falënderuese në drejtim të familjes Bush për një letër kaq të këndshme, si dhe për ruajtjen tonë në mesin e kësaj familje.
“Ju gjithmonë do të keni një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të Kosovës. Lidhja jonë është tjetër nga të gjitha, dhe ne do ta çmojmë gjithmonë atë”, ka shkruar tutje Çitaku.

E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...