Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli ka thënë se letra e fundit nga SHBA-të duhet të merret me seriozitet të plotë dhe duhet reflektim dinjitoz që ruan partneritetin strategjik dhe i hapë rrugë dialogut për ta siguruar njohjen e pavarësisë nga Serbia.
Në një intervistë për televizionin publik, RTK, Veseli ka deklaruar se sovraniteti i shtetit dhe integriteti mbrohen më së miri me partnerë si SHBA-ja. Ai tha se këtë e ka dëshmuar e kaluara, e dëshmon edhe e sotmja.
“Ajo çfarë duhet të bëjmë sa më shpejt është që të mos i marrim gjërat personalisht. Nuk na takon askujt ta mbrojmë të vetëm Kosovën, por as të flasim në emër të Kosovës. Ky princip duhet të përfundojë njëherë e mirë. Të flasim në mënyrë institucionale, me vendimmarrje institucionale. Nuk kam asnjë lloj dyshimi, as më të voglin, as shqetësimin, se nuk e kanë përkushtimin të gjithë bartësit e institucioneve dhe delegacioni shtetëror, për mbrojtjen e shtetit tonë. Por hajde të dimë si ta mbrojmë”, ka deklaruar mes tjerash kreu i Kuvendit të Kosovës.
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...