Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se nuk është i interesuar për të biseduar me udhëheqësit e opozitës, ndërsa sipas tij dialogu me qytetarët është gjithmonë e hapur.
Në një intervistë për TV Pink, ai ka thënë se shumica kanë dashur për të biseduar me të, por ai nuk dëshiron të flasë me ta (udhëheqës të opozitës) Dragan Gjilas, Vuk Jeremiq dhe Boshko Obradoviq dhe se nuk ekziston asnjë forcë që do ta detyrojë, njofton Klan Kosova.
“Nuk do t’i takoj më. Për popullin dhe qytetarët, unë jam gjithmonë i hapur. Por për këta hajdutë jo. Dhe pse nuk janë në burg, kjo është një pyetje e vështirë. Sepse ata ngritën tërë sistemin e drejtësisë. Çfarë duhet të bisedoni me dikë që thotë se unë po minoj integritetin territorial, por në kohën e tyre Kosova shpalli pavarësinë dhe Mali i Zi shkoi nga Jugosllavia “, tha ai.
Duke folur për protestat e opozitës, kreu i shtetit serb tha se mbështetja më e madhe për këto tubime erdhi nga mediat e Zagrebit, Sarajevës dhe Prishtinës dhe se është e nevojshme që njerëzit të imagjinojnë se pse po ndodhë kjo.
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...