Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur për se shumë ftesa të reja kanë arritur në Kosovë nga Gjykata Speciale. Sipas tij, të ftuarit e saj duhet të mbrohen në heshtje.
Shumë ftesa të reja kanë arritur në Kosovë nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke mos dhënë detaje se kush janë të ftuarit e Speciales.
Gucati po ashtu ka bërë të ditur se gjenerali Lahi Brahimaj në Gjykatën e Hagës do të paraqitet në fillim të muajit të ardhshëm (në mars).
Kreu i veteranëve të UÇK-së nuk beson se Gjykata Speciale do t’i ftojë edhe liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po ashtu kanë qenë ish-eprorë të UÇK-së, por edhe nëse ftohen ata duhet t’i përgjigjen pozitivisht Gjykatës.
Pacolli uron fillimin e Ramazanit: Allahu na pranoftë agjëri...
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi
Osmani uron fillimin e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë...
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...