Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se të gjitha shërbimet do të ofrohen sipas programit të fluturimeve, përgjatë 24 orëve në secilën ditë të javës.
Edhe pse Shërbimi i Kontrollit Ajror ka paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore nga nesër, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve dhe të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe agjencitë.
“Megjithëse Shërbimet e Kontrollit Ajror të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore duke filluar me 13 shkurt, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve e të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe kompanitë e organizimit të udhëtimeve”, thuhet në njoftimin e aeroportit.
Ndryshe kontrollorët ajrorë kanë bërë të ditur se nga nesër do të nisin grevën një orëshe, për të vazhduar pastaj me masa më radikale.
Ata po kundërshtojnë përfshirjen e tyre në Ligjin për Pagat.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...