Të paktën 148 nga 355 të dënuar para dy ditësh në burgun qendror të provincës jug-perëndimore të Ghaznit, falë një sulmi të talibanëve, janë “elementë shumë të rrezikshëm për sigurinë e Afganistanit”.
Kështu u shprehën përgjegjësit lokalë, sipas asaj që u konfirmua edhe nga Ministria e Brendshme në Kabul.
Një komandë kryengritësish, ka bërë të ditur një zëdhënës lokal, ka shpërthyer një ngarkesë të madhe me eksploziv në hyrje të burgut, duke lejuar arratisjen e qindra militantëve që kanë hapur qelitë. Në burg ndodheshin 436 të dënuar dhe janë arratisur 335, ku 148 prej tyre paraqesin rrezikshmëri të lartë.
Ka nisur kërkimi i tyre në një operacion masiv të policisë, por deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat. Sulmi është marrë përsipër nga talibanët./gazetashqip
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...