Raportohet se në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, janë gjetur tre sirianë të alivanosur.
Klan Kosova ka raportuar se personat po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit dhe gjendja e tyre është përmirësuar.
Reporteri i Klan Kosovës, thotë se gjatë bisedës me mjekun kujdestar, ka kuptuar se tre personat po udhëtonin me një kamion me targa të regjistrimit bullgar.
Sipas raporteve të para, shoferi ishte i nacionalitetit sirian, i lindur më 1962. Edhe dy sirianë tjerë ishin në kamion, të vitit 1992 dhe 1994.
Gjithnjë sipas informacioneve të para, sirianët dëshironin të kalonin nga Kosova për në Gjermani.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...