Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ishte nominuar në dy kategori në “Grammy Awards”.
Por këngëtarja 29-vjeçare nuk mundi të fitonte asnjë çmim në këtë ngjarje të madhe muzikore që u mbajt në Staples Center në Los Angeles mbrëmë, më 10 shkurt.
Rexha në një postim në Instagram u shpreh se ishte e nderuar që ishte pjesë e Grammyt dhe se për të fitorja janë nominimet.
“Faleminderit Grammy Awards për mbrëmjen më të mrekullueshme dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fitueseje dhe humbëseje’ sepse për mua fitorja janë nominimet”, ka shkruar Rexha.
Ndërsa këngëtarja tjetër e famshme e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka fituar dy çmime në 61 vjetorin e “Grammy Awards”.
https://www.instagram.com/p/BtuxMUXn0y9/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...