Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme për rezultatin e arritur në luftën kundër kanabisit, që nga fillimi i këtij viti. Në lidhje me këtë, policia ka deklaruar se janë shkatërruar më shumë se 650 mijë bimë kanabis me vlerë 7 miliardë euro.
“Që nga janari, policia ka shkatërruar 650 333 bimë kanabis dhe ka arrestuar 279 shkelës të ligjit”, ka pohuar zëdhënësi i Ministrisë, Ardi Biba, duke shtuar se vijojnë kërkimet për 90 persona të tjerë.
Ndërkohë, në këtë super operacion policia shqiptare është ndihmuar nga homologët italianë, që kanë ofruar informacion, si dhe helikopterë për disa operacione.
“Për shkak të operacioneve në shkallë të gjerë të kryera vitin e kaluar, kemi pasur një rënie të numrit të zonave të mëdha, ku kanabisi ishte rritur”, ka deklaruar shefi i policisë, Haki Çako./Sotnews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...