Më shumë vende të Bashkimit Europian po marrin masa në bllokimin e kufijve të tyre, në mënyrë që të mos lejojnë emigrantët që të lëvizin.
Austria, Sllovakia dhe Irlanda kanë deklaruar se do të mbyllin kufijtë, disa orë pasi Gjermania rihapi linjën hekurudhore më Austrinë, dhe njoftoi përforcimin e kontrolleve.
Bllokimi mbërrin në një kohë ku ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian po mbajnë bisedime në Bruksel për të përballuar krizën.
Edhe Hungaria ka përshkallëzuar masat kundër fluksit të emigrantëve sirianë, që shfrytëzojnë territorin e saj për t’u hedhur më pas në vendet e tjera të BE-së.
Budapesti ka mbyllur pikën kufitare Horgosh 2 në kufi me Serbinë duke bllokuar mijëra sirianë në territorin serb.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...