Atletico Madridi dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen derbi mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy gjigantët në La Liga do të përballen sot në stadiumin Wanda Metropolitano në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Gara për titull në kompeticionin më të madh spanjoll mund të pësojë ndryshime varësisht nga rezultati i kësaj ndeshje të madhe mes dy gjigantëve.
Atletico qëndron vetëm gjashtë pikë larg Barcelonës në krye të tabelës, ndërsa Real Madridi është vetëm dy pikë larg në tabelë ndaj rivalit të sotëm derisa ndeshja kundër gjigantit katalunas në kuadër të La Ligas po afron.
Ndeshja mes skuadrës së Diego Simeones dhe ‘Los Blancos’ fillon në ora 16:15./arbresh.info/


Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së