Disa media beogradase, të afërta më presidentin Aleksandër Vuçiq, kanë hedhur dyshime se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në protestat e opozitës në Serbi.
Gazeta “Novosti” ka publikuar disa fotografi ku shihen diplomatët amerikanë me organizatorët e protestave të opozitës, në hotel “Hilton” në Beograd.
Mediumi në fjalë ka pasqyruar fotografin ku shihet Katerin Virginia Vlazak, Jelena Anasonović si dhe këshilltari i ambasadës David Lingri Gerenbeka me liderin e PSG Sergej Trifunoviç.

Kësisoj, sipas gazetës, kjo konsiderohet si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në politikën e brendshme të Serbisë.
Ndryshe, protestat në Serbi me moton “1në5milionë” po vazhdojnë kundër presidentit Aleksander Vuçiq. Mbrëmë të tilla protesta kishte në qytetet Novi Sad, Nish, Bor, Çaçak, Shabac dhe Vranje.
Që muajin e kaluar në 50 qytete të Serbisë janë mbajtur protesta.

Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...