Si pasojë e përplasjes së dy trenave pasagjerësh me njëri-tjetrin të premten në afërsi të Barcelonës ka humbur jetën një person, ndërsa 100 të tjerë janë lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trenat janë përplasur në orët e mbrëmshme në pjesën hekurudhore mes qyteteve Sant Vicenc de Castellet dhe Manresa, në veriperëndim të Barcelonës, bëri të ditur shërbimi për ndihmë urgjente të Katalonjës në Twitter. Më tej theksohet se në mesin e 100 të lënduarve tre janë në rrezik për jetën.
Antonio Carmona, zëdhënësi i hekurudhës shtetërore RENFE tha se sipas “informacioneve që posedojnë është se përplasja ka ndodhur në mënyrë frontale”. Ai shtoi se një tren shkonte për në Barcelonë, ndërsa tjetri për në Manres.
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...