Partia Demokratike është e bindur se shumë shpejt do të vijë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.
Sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso tha se në 16 shkurt qytetarët do ti tregojnë qeverisë së ditët e saj kanë mbaruar.
Ivi Kaso tha në Ora News:
PD do të vijë në pushtet shumë shpejt nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme. Është PD që do të marrë përgjegjësitë e saj.
E rëndësishme është që shqiptarët e mbledhur së bashku për 1001 arsye do të dalin dhe do protestojnë në datën 16 masivisht, për ti treguar kësaj qeverie se ditët e saj kanë mbaruar dhe për artikuluar qartë zgjidhjen që shqiptarët e bashkuar të cilët do të jenë në shesh ofrojnë. Një qeveri kalimtare, e cila do të garantojë disa rregulla loje, të cilat nëse do të sigurohen ne jemi të bindur se PD sot përfaqëson mazhorancën e shqiptarëve, hyn në zgjedhje dhe i fiton. Skenarët janë të hapura dhe mbi tryezë, do të studiohen, janë duke studiuar skenarët, janë detaje teknike që çdo forcë politikë i studion.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...