Ka ndërruar jetë edhe një 55 vjeçar si pasojë e gripit sezonal. Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani ka thënë se i ndjeri kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se situata epidemiologjike në vend është nën kontroll.
Influenca A e gripit sezonal, i ka marr jetën edhe një 55 vjeçari, i cili prej disa ditësh ishte duke u trajtuar në Klinikën e Infektives në QKUK.
Drejtori i kësaj klinike, Hamdi Ramadani ka thënë se pacienti ishte pranuar në klinikë me një gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i pa vaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal.
“Është identifikuar se ky i sëmurë ishte prekur nga gripi sezonal. Nuk e kemi dokumentuar nëse ky pacient ishte prekur edhe nga virusi tjetër. Nuk është vërtetuar”, thotë Hamdi Ramadani.
Sipas Ramadanit, pacienti kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore në të kaluarën, të cilat kishin ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij.
“Edhe ky i person para disa vitesh ka pasur një problem të madh në abdomen. Te ai ka pasur një intervenim, ku ishte hequr nga indi mushkërorë një heliokok”, thotë më tej Ramadani.
Ndërkaq, Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se situata epidemiologjike në vend është nën kontroll.
“Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 22.726 raste të dyshimta në grip, 3.882 raste me infeksione respiratore akute dhe 25 raste me infeksione të rënda respiratore akute. Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve.”
Për këtë vit, ky është rasti i katër që ka përfunduar me fatalitet si pasojë e gripit sezonal.
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë